Ballina > Anëtarët > Fahri Avdija
Fahri Avdija

Fahri Avdija

Dr. (PhD)

Biografia

Dr. Fahri Avdija është historian me formim akademik në Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Stambollit. Studimet themelore dhe studimet master i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, në Departamentin e Historisë, ndërsa në vitin 2014, si bursist i Turkiye Scholarships, ka filluar studimet e doktoratës në Universitetin e Stambollit, në Departamentin e Historisë, të cilat i ka përfunduar në vitin 2021.

Fusha e tij kryesore e hulumtimit përfshin historinë osmane, vakëfet, institucionet shoqërore dhe zhvillimet socio-ekonomike në Kosovë dhe Ballkan, si dhe aspektet religjioze të këtyre proceseve, me theks të veçantë në analizën e burimeve arkivore osmane. Ai ka hulumtuar edhe në Arkivin e Vjenës, duke zgjeruar perspektivën e tij mbi dokumentacionin dhe burimet historike ndërkombëtare.

Gjatë viteve 2014–2019 ka qenë hulumtues në Arkivin Osman në Stamboll, ndërsa gjatë qëndrimit të tij Turqi ka punuar edhe si asistent në Center for Values Education. Në periudhën 2023–2024 ka qenë i angazhuar si asistent në Universitetin e Prishtinës, në Degën e Orientalistikës.

Ai është njohës i Anglishtes, Gjermanishtes, Turqishtës dhe Osmanishtës, gjuhë që i mundësojnë qasje të thelluar në burimet historike dhe literaturën ndërkombëtare.

Ka botuar artikuj shkencorë në revista vendore dhe ndërkombëtare të indeksuara dhe ka marrë pjesë në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Aktualisht është i angazhuar në mësimdhënie, si dhe në përkthimin e librave nga gjuha turke, duke kontribuar në përcjelljen e literaturës shkencore dhe kulturore për publikun shqipfolës.

Në punën e tij akademike dhe publike, Dr. Avdija synon ta afrojë historinë me lexuesin bashkëkohor, duke e trajtuar atë jo vetëm si narrativë të së kaluarës, por si burim kuptimi dhe reflektimi për shoqërinë e sotme.