Inspire Institute

Rreth Nesh

Kush Jemi Ne

Instituti Inspire —
Shkencë, Inovacion, dhe Eksellencë

Instituti Inspire është një organizatë kërkimore dhe akademike e përkushtuar ndaj avancimit të dijes shkencore dhe teknologjike. Themeluar me misionin për të nxitur bashkëpunimin ndërdisiplinor, ne sjellim së bashku studiues, akademikë dhe profesionistë nga fusha të ndryshme.

Aktiviteti ynë shtrihet nga organizimi i konferencave dhe seminareve shkencore, deri te botimi i punimeve kërkimore dhe mbështetja e brezit të ri të shkencëtarëve. Besojmë se shkenca është mjet ndryshimi dhe se çdo hulumtim i mirëfilltë kontribuon drejtpërdrejt në mirëqenien shoqërore.

Rreth Inspire
20+
Hulumtues dhe Profesionistë
300+
Botime Shkencore
90+
Konferenca
15
Vite Eksperiencë
Çfarë Na Drejton

Vizioni dhe Misioni Ynë

Vizioni

Të jemi një qendër referimi rajonale për shkencën dhe teknologjinë, ku studiuesit e rinj rriten, idetë transformohen dhe ndikimi akademik bëhet realitet i prekshëm.

Misioni

Të promovojmë dhe mbështesim kërkimin shkencor cilësor, duke nxitur inovacionin, bashkëpunimin akademik dhe transferimin e njohurive nga laboratori drejt shoqërisë.

Vlerat

Integriteti akademik, transparenca, gjithëpërfshirja dhe kureshtja shkencore janë themelet mbi të cilat ndërtojmë çdo projekt dhe partneritet.

Ndërtesa Inspire Institute
Puna jonë
Çfarë Bëjmë

Fushat Kryesore të Punës Sonë

  • Organizimi i konferencave, seminareve dhe simpoziumeve ndërkombëtare
  • Botimi i punimeve e revistave shkencore me review të pavarur
  • Mbështetja e studiuesve të rinj me grante dhe programe trajnimi
  • Bashkëpunimi me universitete dhe institucione partnere rajonale
  • Zhvillimi i platformave dixhitale për ndarjen e njohurive
Rrjeti Ynë

Partnerë dhe Institucione Bashkëpunuese

Bashkohuni me Komunitetin Tonë Akademik

Nëse jeni studiues, akademik ose institucioni kërkimor dhe dëshironi të bashkëpunoni me ne, ne mirëpresim çdo partneritet të ri.

Shihni Anëtarët Tanë