Kujtim Hameli ka lindu në Mazrek, Prizren. Studimet universitare i ka kryer në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren në drejtimin Administrim Biznesi në vitet 2010-2013. Studimet e masterit i ka kryer në Universitetin e Stambollit në drejtimin Marketing, në gjuhën turke gjatë viteve 2014-2017. Studimet e doktoratës, po ashtu, i ka kryer në Universitetin e Stambollit në drejtimin Administrim Biznesi në gjuhën angleze, gjatë viteve 2019-2023.
Prej vitit 2021 deri në vitin 2023 ka qenë asistent i angazhuar në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren. Prej vitit 2024 deri në vitin 2025 ka qenë ligjërues i angazhuar në këtë universiteti. Në vitin 2025 ka marrë thirrjen “Profesor Asistent” në këtë universitet. Përveç kësaj, në vitet 2024-2026 është angazhuar si asistent në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik.
Prof. Ass. Dr. Hameli është angazhuar në sferën akademike në forma të ndryshme. Ka botuar punime shkencore në fushat Sjellje organizative, Menaxhim i burimeve njerëzore, Sjellje e konsumatorit, Ekonomi dhe të ngjashme në revista të mirënjohura ndërkombëtare me indeks në Scopus dhe WoS. Prof. Hameli ka përkthyer libra universitarë në fushën e biznesit nga gjuha turke dhe gjuha angleze. Ndër të tjera, ka një kanal në YouTube ku ofron mësime në gjuhën shqipe për programin statistikor SPSS.
Prof. Hameli ka marrë bursë si student i dalluar në studimet bachelor, si dhe ka marrë bursë nga qeveria turke për studimet master në Turqi.