Ballina > Anëtarët > Lavdim Halilaj
Lavdim Halilaj

Lavdim Halilaj

Prof. Ass. Dr.

Biografia

Lavdim Halilaj ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, duke u fokusuar në fusha thelbësore si analiza matematikore, teoria e probabilitetit dhe programimi i orientuar në objekte. Më pas, ai vazhdoi me studimet Master në Inxhinieri Kompjuterike, ku thelloi njohuritë e tij në Inteligjencë Artificiale dhe Embedded Systems, duke kontribuar në projekte ekipore për krijimin e aplikacioneve që simulonin botën reale.

Në vitin 2018, Dr. Halilaj përdundoi studimet e doktoraturës në Universitetin e Bonn-it në Gjermani, duke u specializuar në fushën e Distributed Formal Representation dhe Knowledge Graphs. Gjatë kësaj periudhe, ai ishte i angazhuar aktivisht në disa projekte kërkimore dhe industriale, duke kontribuar në fushën e Knowledge Engineering dhe Ontology Development. Kjo përvojë i dha atij një ekspertizë të thellë në aplikimin e teknologjive semantike për zgjidhjen e problemeve komplekse të ndërveprimit të të dhënave.

Me një përvojë mbi 12-vjeçare në role udhëheqëse, karriera e Dr. Halilaj në industri është po aq intenzive. Ai aktualisht mban rolin si Head of Business AI Research në kampusin SAP Munich, ku drejton ekpin e fokusuar në Tabular Foundation Models and Knowledge Graphs. SAP është udhëheqëse globale në softuerët e menaxhimit të biznesit, me produkte që fuqizojnë rrjetet kryesore tregtare dhe operacionale në mbarë botën. Kompania numëron mbi 110,000 punonjës në më shumë se 150 shtete dhe gjeneron të ardhura vjetore që i kalojnë 36 miliardë euro. Paralelisht ai vazhdon të kontribuojë në fushën akademike ku nga Tetori 2026 është i angazhuar si Profesor Asistent në University for Business and Technology (UBT) në Prishtinë.

Nga viti 2019 deri në Shtator 2026 ai ka qenë i punësuar në në Corporate Research të Robert Bosch GmbH në Gjermani, korporatë multinacionale me shtrirje në rreth 60 vende të ndryshme të botës me mbi 400 mijë punëtorë dhe rreth 100 miliard euro qarkullim vjetor. Ai ka mbajtur pozita të ndryshme, si Research Engineer, Interim Group Lead, Senior Research Manaxher dhe Solution Architect. Gjatë kësaj periudhe ka udhëhequr ekipe ndërkombëtare shkencëtarësh dhe inxhinierësh nga lokacione të ndryshme të Bosch-it, si: SHBA, Gjermani, Indi, Kinë, Vietnam me fokus në fushën e Neuro-Symbolic AI dhe poashtu bashkëpunime ndërkombëtare me institute dhe universitete të ndryshme. Dr. Halilaj në të njëjtën kohë mentoron student në nivelin e studimeve të doktorates dhe master-it në bashkëpunim me Universitete të ndryshme si: University of Stuttgart, Technische Universität Darmstadt, Technical University of Munich, University of Trier, etj. Në periudhën Tetor 2020 - Korrik 2026 ai ushtroi detyrën si Profesor Asistent në Universum International College (UNI) në Prishtinë. Gjatë studimeve të doktoraturës dhe pas tyre, Dr. Halilaj ka qenë i angazhuar si Post-doktorant dhe Hulumtues Shkencor në Institutin prestigjioz Fraunhofer-Institut für Intelligente Analyse- und Informationssysteme (IAIS), dhe Hulumtues i Associuar ne Universitetin e Bonn-it, Gjermani. Po ashtu ka punuar në role të ndryshme si zhvillues softueri në kompani si ProNet, Asseco SEE, KEK dhe KEDS, dhe si Teaching Assistant në Universitetin e Mitrovicës.

Dr. Halilaj është autor i mbi 60 punimeve shkencore dhe mbi 40 Patent Applications, prej të cilave 19 janë tashmë patenta publike në SHBA, Gjermani, Japoni dhe Kinë. Hulumtimi i tij fokusohet në zhvillimin e metodave inovative për të adresuar sfida reale, siç janë ndërtimi i prototipeve dhe zgjidhjeve për Knowledge Engineering, Data Governance, dhe përdorimin e Prior Knowledge për të përmirësuar Object Recognition si dhe metodave per Causal Discovery dhe Root Cause Analysis, Generative AI me aplikime ne fusha te ndryshme, si Autonomous Driving, Manufacturing and Production. Për shkak të impaktit multimilionësh të projekteve që ka udhëhequr, ai është bërë pjesë e programeve brenda Bosch-it, siq janë: Talent Pool, dhe Key Talent Retention. Ndërkohë ka marrë çmime si "Best Paper Award", "ACM SAC Travel Award" dhe "Publication of the Month", duke dëshmuar rëndësinë dhe inovacionin e kontributeve të tij.