Dr. Zekirja Shabani është Doktor i Shkencave (PhD) në Histori Moderne nga Universiteti i Stambollit, Turqi. Aktualisht është <em style="color: rgb(31, 31, 31);">Hulumtues i Pavarur Shkencor në Institutin Albanologjik në Prishtinë – Dega e Historisë</em>.
Studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Departamentin e Historisë. Në të njëjtin universitet ka përfunduar edhe studimet e ciklit të dytë – Master në Histori të Kohës së Re (shek. XIX–XX). Në vitin akademik 2019/2020, si bursist, filloi <em style="color: rgb(31, 31, 31);">studimet e doktoratës në Histori Moderne në Universitetin e Stambollit, të cilat i përfundoi në vitin 2024 me mbrojtjen e disertacionit të doktoraturës</em>.
Që nga viti 2022 është i angazhuar si punonjës shkencor në Institutin Albanologjik në Prishtinë, fillimisht në pozitën e Hulumtuesit të Ri në Degën e Historisë, ndërsa në vitin 2025 është zgjedhur në titullin shkencor të Hulumtuesit të Pavarur Shkencor.
<em style="color: rgb(31, 31, 31);">Veprimtaria e tij shkencore përfshin pjesëmarrje në konferenca dhe projekte kërkimore kombëtare e ndërkombëtare, si dhe hulumtime arkivore në Arkivin Osman në Stamboll dhe në Arkivin Shtetëror Austriak në Vjenë</em>. Është autor i disa punimeve shkencore të botuara në revista kombëtare dhe ndërkombëtare.
Fushat e tij të interesit kërkimor përfshijnë historinë e periudhës osmane, me fokus të veçantë në aspektet administrative, sociale, ekonomike, kulturore, arsimore dhe urbane.
Përveç gjuhës amtare shqipe, zotëron gjuhën turke, angleze dhe osmanishten.