Dr. Mexhid Ferati është Profesor i Asocuar i Informatikës në Universitetin Linnaeus në Suedi. Ai ka përfunduar studimet universitare në Shkenca Kompjuterike në Universitetin e Europës Juglindore (Maqedoni e Veriut). Po në të njejtën fushë ka përfunduar studimet master në Universitetin Purdue (SHBA). Studimet e doktoraturës ka përfunduar në fushën e Ndërveprimit Njeri-Kompjuter (Human-Computer Interaction) në Universitetin e Indianës (SHBA) me fokus në dizajnimin e ndërfaqeve për personat e verbër dhe me vështirësi në shikim. Ai ka shërbyer si kërkues shkencor dhe ligjërues në institucione të ndryshme në SHBA, Maqedoni e Veriut, Norvegji dhe Suedi.
Karriera mësimdhënëse e Dr. Feratit dallohet nga angazhimi i tij në promovimin e lëndëve të Ndërveprimit Njeri-Kompjuter, Dizajnit të Ndërveprimit, dhe Dizajnit Inkluziv (Qasshmërisë) në institucione të ndryshme arsimore. Ai ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe ofrimin e këtyre kurseve në institucione të ndryshme universitare duke plotësuar boshllëkun që ekzistonte më parë në këto institucione. Aktualisht, ai vazhdon të jetë i angazhuar në mësimdhënie të këtyre kurseve në Universitetin Linnaeus.
Dr. Ferati ka publikuar më tepër se 70 punime shkencore dhe kontribon si recensues për konferenca dhe revista të shumta ndërkombëtare. Ka marr pjesë dhe ka koordinuar projekte në fushën e qasshmërisë dhe STEM-it inkluziv të finansuara nga agjensi të ndryshme në SHBA dhe BE, si NSF, Erasmus+, Fondacione Suedeze, etj. Është anëtarë i organizatës ndërkombëtare IFIP (International Federation for Information Processing), specifikisht grupit 13.3 (HCI, Disability and Aging). Aktualisht ai drejton programin studimor Dizajni i Ndërveprimit dhe grupin kërkimor të Dizajnit të Ndërveprimit në Universitetin Linnaeus.