Ballina > Anëtarët > Adem Nika
Adem Nika

Adem Nika

Dr. (MD)

Biografia

Dr. Adem Nika, është specialist i anesteziologjisë dhe mjekësisë intensive me përvojë të gjerë ndërkombëtare në mjekësinë emergjente, aneztesiologji dhe intensive.

Ai përfundoi studimet e mjekësisë në vitin 2010. Nga viti 2011 deri në vitin 2012 punoi si mjek i përgjithshëm në Drenas. Në vitin 2012 u shpërngul në Gjermani, ku filloi specializimin në anesteziologji dhe mjekësi intensive.

Në vitin 2018 përfundoi kualifikimin shtesë në mjekësinë emergjente. Gjatë kësaj periudhe dhe në kuadër të zhvillimit profesional, ai mori pjesë në shumë trajnime të avancuara. Këto përfshijnë përdorimin e ultratingullit në anestezinë ragjionale dhe terapinë e dhimbjes, përfshirë bllokadat faceteve dhe ndërhyrjet në shtyllën kurrizore nën kontrollin e ultrazerit. Gjithashtu, ai thelloi njohuritë në repartin e mjekimot intenziv ne diagnostikimin sonografik të toraksit, zemrës, abdomenit si dhe enëve të gjakut. Gjatë kësaj kohe, ai realizoi procedura të shumta diagnostike dhe intervenuese nën kontroll ultratingulli në fushën e anesteziologjisë dhe mjekësisë intensive.

Më pas punoi si mjek emergjence, përfshirë shërbimin ajror (Christoph 37), si dhe në shërbimin tokësor në rajonet Nordhausen dhe Eichsfeld.

Në vitin 2020 përfundoi me sukses specializimin si mjek specialist në anesteziologji dhe mjekësi intensive. Më pas punoi si kryemjek (Oberarzt) në disa institucione të njohura, si Hufeland Klinikum në Mühlhausen, Lungenzentrum Neustadt (njësia intensive dhe qendra e ventilimit) dhe Eichsfeld Klinikum, ku gjithashtu shërbeu si koordinator i sallës së operacionit. Këto pozita i mbajti deri në vitin 2025.

Që nga 1 shtatori 2025, Dr. Adem Nika punon në Olive Hospital në Prishtine si anesteziolog dhe intensivist.