Dr. Bekri Xhemali është fitopatolog në Institutin Bujqësor të Kosovës, si dhe bashkëpunëtor i jashtëm për mësimdhënie në Fakultetin e Agrobiznesit pranë Universitetit “Haxhi Zeka”. Ai ka mbi 13 vite përvojë profesionale, e fokusuar kryesisht në diagnostikimin, epidemiologjinë dhe menaxhimin e sëmundjeve të bimëve. Ka përfunduar studimet e doktoratës në fushën e Ushqimit dhe Bujqësisë, Teknologjisë dhe Bioteknologjisë në Universitetin e Modenës në Itali, si dhe mban titullin Master i Shkencave në Menaxhimin e Integruar të Dëmtuesve nga Instituti Agronomik Mesdhetar i Barit, Itali.
Dr. Xhemali është autor i mbi 13 artikujve shkencorë të indeksuar në revista ndërkombëtare, ka publikuar mbi 10 kapituj librash të redaktuar nga recensentë ndërkombëtarë, si dhe ka prezantuar 11 punime në konferenca të ndryshme shkencore. Ai ka marrë pjesë aktive në shumë konferenca, kongrese dhe punëtori vendore dhe ndërkombëtare. Gjithashtu, ai shërben si anëtar i bordit recensues dhe kontribuon vazhdimisht si recensues shkencor për disa revista të njohura ndërkombëtare.