Ballina > Anëtarët > Ylli Sadikaj
Ylli Sadikaj

Ylli Sadikaj

PhD(c)

Biografia

Ylli Sadikaj ka përfunduar studimet bachelor në Inxhinieri Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, ku u formua në fusha si matematika, fizika, përpunimi i sinjaleve, bazat e të dhënave dhe programimi. Gjatë studimeve, ai fitoi bursën e shkëmbimit akademik të financuar nga qeveria norvegjeze dhe vijoi një semestër në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë (NTNU) në Norvegji.

Më pas, Sadikaj vazhdoi studimet Master në Inxhinieri Kompjuterike në Universitetin Shtetëror të Dakotës së Veriut (NDSU), SHBA, falë bursës së Programit "Transformational Leadership Program Scholarship and Partnership". Gjatë këtyre studimeve ai u thellua në fushat e Data Mining, Big Data, dhe Cloud Computing.

Aktualisht, ai është Kandidat për Doktoraturë dhe Kërkues Shkencor në Grupin Kërkimor të Data Mining dhe Machine Learning në Universitetin e Vjenës, Austri, ku është angazhuar që nga viti 2019. Hulumtimi i tij fokusohet në fusha avancuara të mësimit të makinerisë (machine learning) si grafe multiplex me attribute (attributed multiplex networks) dhe grupimi spektral (spectral clustering). Paralelisht me punën kërkimore, ai ka mbajtur mësim në lëndë si Data Mining, Modelimi dhe Menaxhimi i Bazave të Mëdha të të Dhënave, Bazat e Analizës së të Dhënave dhe Menaxhimi Shkencor i të Dhënave.

Në kuadër të doktoraturës, Sadikaj ka realizuar dy qëndrime kërkimore jashtë vendit: nga maji deri në nëntor 2024 në Qendrën e Inteligjencës Artificiale të Bosch (BCAI) në Shtutgart, Gjermani, ku është fokusuar në detektimin dhe segmentimin e anomalive dhe gjenerimin e anomalive në aspektin vizual; dhe nga marsi deri në korrik 2025 në Universitetin e Miçiganit, Ann Arbor, SHBA, ku ka investiguar teknika të avancuara të avancimin e atributeve (feature enhancement) për grafë heterofite (heterophilic graphs) dhe disentanglement learning për grafet.

Sadikaj është autor dhe bashkëautor i disa punimeve shkencore të botuara në konferenca ndërkombëtare të rangut të lartë si KDD, WWW, ICDM dhe ICCV. Punimi i tij mbi grupëzimin spektral të grafëve multiplex me atribute (Spectral Clustering of Attributed Multi-relational Graphs) u shpërblye me çmimin "Best Student Paper in Research Area Award" në konferencën ACM SIGKDD 2021. Ai shërben gjithashtu si rishikues (reviewer) për konferenca prestigjioze si KDD, ICML, AAAI, ICCV, CVPR dhe ICDM.