Ballina > Anëtarët > Sokol Latifi
Sokol Latifi

Sokol Latifi

Dr. (MD)

Biografia

Dr. Sokol Latifi është i lindur në Preshevë, ku ka kryer shkollimin fillor dhe të mesëm në vendlindje. Studimet universitare në Mjekësi i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës në periudhën 2007–2013. Që gjatë studimeve ka shfaqur interes të veçantë për kardiologjinë dhe sëmundjet e zemrës, interes i cili ka orientuar më tej rrugëtimin e tij profesional.

Pas diplomimit, ai ka vijuar përgatitjen klinike në Klinikën Kardiokirurgjike në Shkup, ku ka kryer një periudhë njëvjeçare në departamentin e kardiokirurgjisë, duke fituar njohuri bazë në kirurgjinë kardiake dhe menaxhimin e pacientëve kardiologjikë.

Më pas, karrierën e tij e ka vazhduar në Gjermani, fillimisht në landin Thüringen dhe më vonë në Klinikën Universitare të Nurembergut, ku për disa vite është angazhuar në formimin e specializimit në mjekësinë interne dhe kardiologji. Gjatë kësaj periudhe ai ka punuar me fokus të veçantë në kardiologji dhe mjekësi intensive, duke fituar përvojë të gjerë në trajtimin e pacientëve kritikë dhe kardiologjikë.

Paralelisht gjatë periudhës së mjekësisë interne, ai ka kryer formim të avancuar në kardiologji në trajnime në Berlin, Wiesbaden dhe Mainz, me fokus të veçantë në mjekësinë kardiake, përfshirë ekokardiografinë transesofageale si dhe teknikat moderne diagnostike dhe intervenuese kardiologjike. Më pas, formimin e subspecializimit në kardiologji e ka përfunduar në Klinikën Universitare të Nurembergut.

Në vitin 2020 ka përfunduar specializimin në mjekësinë interne të përgjithshme. Në vitin 2021 ka përfunduar edhe specializimin në mjekësinë emergjente. Pas kësaj periudhe, ai është fokusuar gjithnjë e më shumë në kardiologjinë intervenuese, duke ndërtuar ekspertizë të avancuar në këtë fushë.

Në vitin 2023 ka përfunduar specializimin në kardiologji në Klinikën Universitare të Nurembergut, me fokus në kardiologjinë intervenuese dhe Device Therapy. Gjatë kësaj periudhe ka përfunduar edhe trajnimin e avancuar në procedura kardiologjike invazive dhe ndërhyrëse.

Që nga viti 2023, Dr. Latifi ushtron detyrën si kryemjek, me fokus në kardiologjinë intervenuese dhe terapinë me pajisje, duke kombinuar përvojën e gjatë klinike me qasjet moderne të trajtimit kardiovaskular.