Ballina > Anëtarët > Adhurim Haxhimusa
Adhurim Haxhimusa

Adhurim Haxhimusa

Dr. Docent.

Biografia

Dr. Adhurim Haxhimusa është ekonomist i energjisë dhe ligjërues i statistikës dhe ekonomiksit në Fachhochschule Graubünden (FHGR) në Zvicër. Ai ka doktoruar në Ekonomi në Universitetin e Ekonomisë dhe Biznesit në Vjenë (WU Wien). Interesat e tij kërkimore përfshijnë ekonominë e energjisë dhe klimës, ekonometrinë e aplikuar, analizën e të dhënave (Big Data) dhe politikat publike. Puna e tij fokusohet në vlerësimin e efekteve ekonomike të tranzicionit energjetik dhe politikave klimatike, dizajnimin e tregjeve të energjisë, si dhe në përdorimin e metodave të avancuara analitike për mbështetjen e vendimmarrjes së bazuar në evidencë.

Gjatë karrierës së tij akademike, ai ka qenë i angazhuar në Universitetin e Ekonomisë dhe Biznesit në Vjenë (WU Wien), Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT). Punimet e tij shkencore janë publikuar në revista ndërkombëtare në fushën e ekonomisë së energjisë, rregullimit të tregjeve dhe politikave publike. Krahas angazhimit akademik, ai kontribuon rregullisht në debatin publik për çështjet e energjisë dhe ekonomisë në Kosovë përmes analizave dhe paraqitjeve në mediat më të rëndësishme vendore.