Ballina > Anëtarët > Bukurije Hoxha
Bukurije Hoxha

Bukurije Hoxha

Prof. Ass. Dr.

Biografia

Prof. Asst. Bukurije Hoxha është profesoreshë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës, me ekspertizë në fushën e energjisë së ripërtëritshme, efiçiencës së energjisë dhe energjisë së erës. Aktiviteti i saj akademik dhe shkencor fokusohet në vlerësimin e potencialit të burimeve të erës, projektimin dhe optimizimin e parqeve me erë, modelimin e sistemeve energjetike dhe zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për tranzicionin energjetik. Bukurije Hoxha ka mbaruar studimet themelore, master dhe ato të doktoraturës në kohë rekorde në një fushë mjaftë inovative siç është energjia e erës. Ka publikuar dhjetëra artikuj shkencor në revista prestigjioze si dhe ka marrë pjesë dhe udhëhequr konferenca ndërkombëtare e vendore. Ka përfunduar trajnime të shumta në fushën e energjisë së ripërtëritshme. Është pjesë e projekteve vendore e ndërkombëtare ku kontribuon në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve kërkimore, studimeve shkencore dhe iniciativave që promovojnë inovacionin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe politikat e bazuara në evidencë. Përmes bashkëpunimit me institucione vendore dhe ndërkombëtare, ajo angazhohet në avancimin e kërkimit shkencor, ndërtimin e kapaciteteve profesionale dhe forcimin e lidhjes ndërmjet akademisë, industrisë dhe institucioneve publike.

Është fituese e çmimit stimulues nga lëmi i shkencave të natyrës prej Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK), për të arritura të larta gjatë karrierës së deritanishme të saj, duke u bazuar në planin strategjik të ASHAK-ut. Është përfituese e bursës prestigjioze Fulbright Visiting Scholar, ku ka përfunduar studimet e post – doktoratës në James Madison University në Harrisonburg të Virxhinias.

Aktualisht mban pozitën e prodekanës për mësim, cilësi e çështje të studentëve pranë Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës.