Ballina > Anëtarët > Rudina Tahiri
Rudina Tahiri

Rudina Tahiri

Dr. (PhD)

Biografia

Dr Tahiri filloi, siç bëjnë shumë skencetar, në laborator - një doktoraturë në biologji vaskulare qelizore në University College London (UCL) ne Londer, kryer nën mbikëqyrjen e Profesor Ian Zachary në Qendrën për Shkencë Kardiometabolike dhe Vaskulare të UCL-së. Puna doktorale shqyrtoi efektet e proteinave jashtëqelizore mbi sinjalizimin angiogjenik të nxitur nga VEGF dhe PDGF, duke kontribuar në një program shkencor, të financuar nga British Heart Foundation.

Me pas kontriboje në industrine biofarmaceutike, fillimisht përmes inxhinierisë së antitrupave të synuar te tumoret solide HER2-pozitive - punë në një platformë antitrupash bispecifikë të vlerësuar nëpër kancerin e gjirit, stomakut, dhe kanceret e tjera që shprehin HER2, në divizionin R&D Antibody Technologies të GSK. Aty, gjithashtu të punoj me terapitë CAR-T (Receptorëve Antigjenikë Kimerikë dhe Programimit të Avancuar Qelizor) në Faza Klinike I/II, në divizionin e Cell & Gene Therapy (CGT), GSK.

Dr Tahiri ka pervoje ne Terapi qelizore dhe genetike te CAR-T të gjeneratës së re, ne kontrollin e cilesise the operacionet e produktit farmaceutik si dhe prodhimin e qelizave CAR-T, të zhvilluar për leuceminë limfoblastike akute me qeliza B të rikthyer ose refraktare tek të rriturit.

Vec kesaj, ka marre pjese si mbikëqyrëse klinik gjatë përpjekjes kombëtare të testimit COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar, duke manaxhuar operacionet diagnostike nëpër Londër përgjatë mbi dhjetera mijë mostrave, ne ndihme te shëndetit publik.

Paralelisht me ndryshimet bashkekohore te teknologjise ku gjenerimi i të dhëna klinike, prodhuese, dhe biomarkerësh po rriten në një shkallë dhe kompleksitet te larte, po shikohet se analiza tradicionale po fillon të ketë vështirësi. Ky është, me fjalë të tjera, saktësisht lloji i problemit për të cilin ekziston shkenca e të dhënave.

Dr Tahiri po ndjek nje program pasuniversitar të Universitetit të Cambridge, në Shkencë të të Dhënave, Mësim Makine (Machine Learning) dhe AI — jo si një largim nga shkenca, por si vazhdimi i saj logjik. Kurrikula kalon nëpër mësim të mbikëqyrur dhe të pambikëqyrur, metoda ansambli, mësim të thellë, dhe parashikim të serive kohore.

Çmimi GSK Spot Award për përkushtim dhe kontribut teknik. Çmimi Margaret Kerley Memorial, UCL, për përsosmëri akademike. Lean Six Sigma Yellow/Green Belt, 2025.