Petrit Mulaku lindi në Vushtrri. Studimet universitare nga Mjekësia e Përgjithshme i përfundoi me 2005 në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës. Pas një përvoje të shkurtër si mjek i pergjithshëm në Mitrovicë fillon programin specialistik postdiplomik nga Mjekësia Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Pas përfundimit të specializimit me 2012, Dr Petriti zhvendoset ne Emiratet e Bashakuara Arabe ku fillimisht iu bashku Al Sharq Private Hospital si shef i emergjencës.
Pas kësaj Dr Petriti ka punuar në spitale të ndryshme në emirate, i fundit prej tyre ishte Abu Dhabi Stem Cell Center, një spital i specializuar për terapitë më të reja dhe inovative të kancerit dhe sëmunjdeve inflamatore kronike. Prej 2022-2024 ka shërbyer poashtu si mjek specialist senior në eskortën presidenciale të familjes presidenciale të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ka te kryer edhe studimet e magjistraturës në menagjim të kujdesit shëndetësor në Swiss Business School, dega në Emirate, ku ka diplomuar me temën “The role of leadership in the accreditation of hospital institutions in UAE”. Poashtu ka punuar edhe si instruktor klinik në Ras al Khaimah Medical and Health Sciences University.
Dr Petriti ka të botuar librin “Mjekësia Emergjente- Diagnoza dhe Trajtimi” nga lëmia e mjekësisë emergjente ku ka specializuar, libër i cili është pritur mjaft mirë nga të gjithë profesionistët shëndetësorë sepse sjell praktikat më të reja nga mjekësia emergjente. Përpos kësaj ka marrë pjesë në shumë konferenca vendore dhe ndërkombëtare si ligjërues. Poashtu është autor i podcastit “Emergjenca sot” i cili i kushtohet avancimit të praktikave të mjekësisë emergjente.
Së fundmi është kthyer në Kosovë për të vazhduar karrierën mjekësore duke sjellë me vete një përvojë shumë të dobishme ndërkombëtare nga spitalet ku ka punuar gjatë 12 viteve.
Aktualisht shërben si drejtor mjekesor në United Hospital në Prishtinë.