Ballina > Anëtarët > Visar Gashi
Visar Gashi

Visar Gashi

Dr. (MD)

Biografia

Dr. Visar Gashi, u lind në Lipjan. Arsimin fillor e ka përfunduar në Lipjan, ndërsa arsimin e mesëm në Shtime, në drejtimin Teknik Medicinal. Studimet universitare në mjekësi i ka përfunduar në vitin 2011 në Universitetin e Prishtinës.

Angazhimi profesional i Dr. Gashit nis gjatë studimeve, në vitin 2007, në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ka shërbyer për pesë vjet në pozitën e infermierit. Pas diplomimit, nga viti 2011 deri më 2016, ai ushtron profesionin e mjekut në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan. Në vitin 2014 fillon specializimin në Sëmundje Infektive, të cilin e përfundon në vitin 2017 në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Po në vitin 2017, vazhdon veprimtarinë profesionale në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Në fillim të vitit 2020, me vendim të SHSKUK, emërohet Koordinator në Spitalin Rajonal të Vushtrrisë, ku udhëheq organizimin dhe funksionalizimin e shërbimeve për trajtimin e pacientëve gjatë pandemisë COVID-19. Në fund të vitit 2020, vazhdon angazhimin profesional në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive në QKUK, ku vazhdon të punojë edhe aktualisht.

Paralelisht me punën klinike, Dr. Gashi është i angazhuar akademikisht si Teaching Assistant dhe bashkëpunëtor i jashtëm në lëndën Sëmundjet Infektive (2023/2024). Ai ka botuar artikuj shkencorë në fushën e infektologjisë, është bashkëautor i librit “Sëmundjet Infektive” (2017), autor i “Manual Klinik i Sëmundjeve Infektive” (2025) dhe anëtar i grupit të SHSKUK për hartimin e Procedurave Standarde të Operimit (SOP).

Filozofia e tij profesionale fokusohet në përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, reformimin e edukimit mjekësor dhe përafrimin e praktikës klinike me standardet bashkëkohore evropiane.