Përparimet shkencore në trajtimin e sëmundjeve kancerogjene me antitrupa
Trajtim që përdor antitrupa për të ndihmuar sistemin imunitar të luftojë kancerin, infeksionet ose sëmundje të tjera si ato autoimune.
Cka është një antitrup?
Antitrupi është një proteinë ne formen-Y që prodhohet nga sistemi imunitar për të njohur dhe ndihmuar në neutralizimin e substancave të huaja, si viruset, bakteret ose toksinat. Antitrupat prodhohen në miliarda forma, secila me një sekuencë të ndryshme aminoacidesh dhe një vend të ndryshëm të lidhjes së antigjenit. Të quajtura kolektivisht imunoglobulina ( Ig), ato janë ndër përbërësit më të bollshëm të proteinave në gjak, duke përbërë rreth 20% të totalit të proteinave në plazmë sipas peshës.
Një antitrup:
Struktura e një antitrupi:
Një antitrup përbëhet nga dy zinxhirë të lehtë dhe dy zinxhirë të rëndë.
Fragmenti antigjen-lidhës (Fab) – lidhet në mënyrë specifike me një antigjen.
Fragmenti kristalizues (Fc) – lidhet me receptorët Fc në qelizat imune dhe aktivizon sistemin e komplementit.
Figura 2. Struktura e një antitrupi (imunoglobulinë). Skema e monomerit të antitrupit, i përbërë nga dy zinxhirë të rëndë identikë që formojnë kërcellin qendror dhe krahët e brendshëm, dhe dy zinxhirë të lehtë identikë të çiftëzuar përgjatë krahëve të jashtëm. Rajoni i menteshës bashkon krahët me kërcellin dhe jep fleksibilitetin e nevojshëm për të lidhur epitopet në hapësira të ndryshueshme. Çdo krah përfundon në një rajon Fab që përmban një vend lidhës të antigjenit, domenet e ndryshueshme të të cilit përcaktojnë specifikën e antitrupit për antigjenin e tij. Rajoni Fc formon kërcellin dhe ndërmjetëson funksionin efektor, duke angazhuar receptorët Fc dhe komplementin për të rekrutuar përgjigjen imune kundër objektivit të lidhur. Kështu, krahët Fab përcaktojnë se çfarë njihet, ndërsa kërcelli Fc përcakton përgjigjen pasuese.
Pesë klasat kryesore të antitrupave (imunoglobulinave):
Tek gjitarët, ekzistojnë pesë klasa antitrupash, IgA, IgD, IgE, IgG dhe IgM, secila me klasën e vet të zinxhirit të rëndë - përkatësisht α, δ, ε, γ dhe μ.
IgG:
Antitrupi më i zakonshëm në gjak (rreth 75% e të gjithë antitrupave). Ai mbron kundër baktereve dhe viruseve dhe është i vetmi që mund të kalojë nga nëna te fetusi për t’i dhënë foshnjës imunitet të përkohshëm. Ekzistojnë katër nënklasa IgG njerëzore (IgG1, IgG2, IgG3 dhe IgG4), që kanë përkatësisht zinxhirë të rëndë γ1, γ2, γ3 dhe γ4. Zinxhirët e ndryshëm të rëndë u japin një konformim dallues rajoneve të menteshës dhe bishtit të antitrupave, në mënyrë që secila klasë (dhe nënklasë) të ketë vetitë e veta karakteristike.
IgA:
Gjendet kryesisht në mukozat. Parandalon mikrobet që të ngjiten në mukozë. Molekulat IgA kanë zinxhirë α, molekulat IgG kanë zinxhirë γ.
IgE:
Ka një rol qendror në reaksionet alergjike dhe është gjithashtu i rëndësishëm për mbrojtjen e trupit kundër parazitëve.
IgM:
Është antitrupi më i madh dhe i pari që prodhohet nga trupi kur ekspozohemi ndaj një infeksioni të ri. Është shumë efektiv në largimin e baktereve dhe viruseve në fazat e hershme të një infeksioni.
IgD:
Gjendet kryesisht në sipërfaqen e qelizave B. Mendohet se funksionon si një receptor që ndihmon në aktivizimin e qelizave B.
Ndarja e antitrupave sipas klonalitetit:
Le të fokusohemi te antitrupat që jane me të njohurit në mjekimin e sëmundjeve kancerose- ata monoklonal.
Figura 3.
2.Mekanizmat e veprimit të antitrupave në trajtimin e kancerit:
a) Efekt i drejtpërdrejtë mbi qelizat tumorale
b) Vrasja e qelizave e ndërmjetësuar nga antitrupat.
c) Barna ose izotope të konjuguara me antitrupa ( dërgim i synuar i barnave kimioterapeutike / izotopit radioaktiv te qelizat tumorale).
d) Efekt indirekt përmes mikroambientit tumoral.
e) Modulimi i përgjigjeve imune kundër qelizave kancerogjene
- Frenues të pikave të kontrollit imunitar (“imunoterapi”)
- Antitrupa bi-specifikë për aktivizimin e qelizave T imunitare
a) Efekti i drejtpërdrejtë mbi qelizat tumorale
Shembull: Lexatumumab (në fazë testimi).
Figura 4.
Efekti antagonist:
Kryesisht do te ndalemi te efekti antagonist pasiqë barnat me efekt agonist janë ende në testim.
1.Trastusumab ( Herseptin):
Shembulli me i bukur i efektit antagonist është receptori HER 2 (Human Epidermal Growth Factor Receptor 2) që është një receptor proteinik në sipërfaqen e qelizave, i cili luan rol në rritjen, ndarjen dhe mbijetesën e qelizave kanceroze ( sidomos te kanceri i gjirit).
Qelizat kanceroze kanë sasi të tepërt të HER2 i cili shkakton sinjale të vazhdueshme për rritje dhe ndarje qelizore, duke favorizuar zhvillimin e tumorit.Poashtu stimulon angiogenezen duke rritur sekretimin e faktorit të rritjes ( VEGF)
HER2-pozitiv (HER2+) do të thotë që qelizat tumorale kanë nivele të larta të receptorit HER2. Me së shpeshti qelizat tumorale të kancerit të gjirit (rreth 15–20%), kancerit të stomakut, dhe kanceri i kryqëzimit gastro-ezofageal, kancerit të ezofagut, vezoreve, mitrës dhe mushkrive.
Në trajtim përdoren antitrupa monoklonalë anti-HER2, të cilët lidhen me receptorin HER2 dhe pengojnë sinjalizimin e rritjes së tumorit. Shembulli më i njohur është Trastuzumab, i përdorur veçanërisht në kancerin e gjirit HER2-pozitiv.
Figura 5. Kjo figurë e pershkruan mekanizmin e veprimit te Trastusumab siq pershkruhet më lartë.
2.Cetuximab:
Është një antitrup monoklonal që lidhet me receptorin EGFR (receptori i faktorit të rritjes epidermale) në sipërfaqen e qelizave kancerogjene. Duke bllokuar këtë receptor, ai ndalon sinjalet e rritjes në disa lloje kanceri, ndër të tjera në kancerin e zorrës së trashë dhe kancerin e kokës dhe qafës.
3.Pertuzumab (Perjeta):
Është një antitrup monoklonal anti-HER2 që bllokon çiftëzimin e receptorit HER2 me receptorë të tjerë HER, duke shkaktuar një efekt të fuqishëm frenues mbi sinjalet e rritjes së qelizave.
b) Vrasja e qelizave e ndërmjetësuar nga antitrupat.
Ështe vrasje e qelizave kanceroze e ndërmjetësuar nga antitrupat. Antitrupi lidhet me një antigjen në sipërfaqen e qelizës tumorale dhe e “shënon” atë, duke aktivizuar qelizat e sistemit imunitar (p.sh. qelizat imunitare NK dhe makrofagët) që ta eliminojnë kete qelizë. Shembuj tipik:
1.Rituximab:
Figura 6.
2.Daratumumab:
- CDC: antitrupi aktivizon sistemin e komplementit që çon në shkatërrimin e qelizës kanceroze.
- ADCC: qelizat imune (sidomos qelizat NK) njohin qelizën e shënuar nga antitrupi dhe e vrasin atë.
- ADCP: fagocitet (p.sh. makrofagët) gëlltisin dhe shkatërrojnë qelizën e shënuar nga antitrupi.
Efektet anësore: citopeni (sepse CD38 shprehet edhe në nivele më të ulëta në qelizat T të aktivizuara, qelizat NK, monocite dhe qeliza të tjera), aplazi e qelizave B dhe hipogamaglobulinemi.
c)Barna ose izotope të konjuguara me antitrupa:
Një molekulë e ilaçit të kimioterapisë lidhet kimikisht me një antitrup monoklonal. Antitrupi njeh proteina specifike në sipërfaqen e qelizës kancerogjene dhe lidhet me të. Më pas, ilaçi i kimioterapisë çlirohet (shkëputet), pasi kjo ndarje është e domosdoshme që medikamenti (kimioterapia) të ushtrojë efektin e tij. Shembull tipik është:
1. Padcevi (Enfortumabvedotin):
Padcev është një kombinim i një antitrupi monoklonal me monometil auristatin E (MMAE), një substancë shumë e fuqishme e kimioterapisë. Antitrupi gjen dhe lidhet me proteinën Nectin-4, e cila gjendet në sipërfaqen e qelizave të kancerit urotelial. Pas lidhjes, kompleksi futet brenda qelizës kancerogjene, ku çlirohet ilaçi i kimioterapisë (MMAE).
MMAE bllokon mikrotubulat e qelizës, të cilat janë të domosdoshme për ndarjen qelizore. Si pasojë, qeliza kancerogjene ndalon procesin e ndarjes dhe përfundimisht vdes.
Padcev prej veres se vitit te kaluar 2025 është linja e parë e trajtimit të kancerit jooperabel të vezikës urinare në Norvegji dhe ka treguar në shumë raste efekte të shkelqyeshme.
2.Kadcyla (trastuzumab emtansin):
Kadcyla përbëhet nga trastuzumabi (Herceptin), një antitrup monoklonal, i lidhur kimikisht me ilaçin e kimioterapisë emtansin (DM1).Trastuzumab lidhet në mënyrë specifike me receptorët HER2, të cilët gjenden në sasi të mëdha në sipërfaqen e qelizave kancerogjene HER2-pozitive. Pasi kompleksi Kadcyla lidhet me receptorin HER2, ai futet brenda qelizës kancerogjene, ku çlirohet Emtansini,I cili sulmon mikrotubulat e qelizës, të cilat janë të domosdoshme për ndarjen qelizore. Si rezultat, ndarja e qelizës bllokohet dhe qeliza kancerogjene vdes.
Figura 7.
3. Adcetris (brentuximab vedotin):
Adcetris është një tjetër shembull ku ky ilaq lidhet me proteinën CD30, e cila gjendet në sipërfaqen e disa qelizave kancerogjene (siç ndodh në limfomën klasike Hodgkin).
Figura 8.
Antitrupa të konjuguar: Radioimunoterapi dhe radio-diagnostikë.
Zevalin është përdorur për trajtimin e rikthimit (recidivës) së limfomës folikulare nga viti 2004 deri rreth vitit 2015.
Zevalin përdor një antitrup monoklonal (ibritumomab), i cili është i lidhur me izotopin radioaktiv Itrium-90 (Ytrium-90).
Antitrupi lidhet në mënyrë specifike me antigjenin CD20, i cili gjendet si në limfocitet B malinje (kancerogjene) ashtu edhe në limfocitet B të shëndetshme. Pas lidhjes, izotopi radioaktiv çliron rrezatimin brenda qelizës, duke dëmtuar dhe shkatërruar qelizat kancerogjene.
Antitrupat e lidhur me një radioizotop mund të përdoren gjithashtu për diagnostikim, për shembull në ekzaminime si PET (tomografia me emetim pozitronesh).
d) Efekt indirekt mbi tumorin përmes mikroambientit:
Antitrupa që:
- pengojnë rritjen e enëve të gjakut dmth kunder angiogenezes dhe
- frenojnë qelizat stromale.
Shembull tipik i antitrupave qe pengojne rritjen e eneve te gjakut ne tumor eshte Bevacizumabi (Avastin) i cili lidhet drejtpërdrejt me faktorin e rritjes endoteliale vaskulare (VEGF-A) në trup ku parandalon lidhjen e VEGF-së me receptorët e saj (VEGFR-1 dhe VEGFR-2) në sipërfaqen e qelizave endoteliale. Neutralizon aktivitetin biologjik që nxit ndarjen dhe lëvizjen e qelizave të reja të enëve të gjakut dmth frenon angiogjenezen ne tumor.
e) Modulimi i përgjigjeve imunitare kundër qelizave kancerogjene:
1. Inhibuesit e pikave të kontrollit imunitar (“imunoterapia”).
2. Antitrupat që aktivizojnë qelizat T ( antitrupat bispecifike)
Një pikë kontrolli imunitar (immune checkpoint) është një mekanizëm frenues në sistemin tonë imunitar, i cili pengon që sistemi imunitar të sulmojë qelizat e veta të shëndetshme të trupit dmth parandalon sistemin imunitar të sulmojë qelizat e shëndosha, me një fjalë parandalon sëmundjet autoimune.
Në kancer, qelizat tumorale i shpëtojnë sistemit imunitar duke imituar një sinjal “mos më sulmo”.
Ja si ndodh hap pas hapi:
Qelizat T të sistemit imunitar kanë për detyrë të njohin dhe të shkatërrojnë qelizat e pazakonta, përfshirë qelizat kancerogjene.
Si rezultat:
Frenuesit e pikave të kontrollit imunitarë (p.sh. antitrupat kundër PD-1, PD-L1 ose CTLA-4) e bllokojnë këtë komunikim të rremë. Kështu, “hiqet frena” dhe qelizat T mund të aktivizohen përsëri për të sulmuar tumorin.
Në formë shumë të shkurtër:
Tumori → aktivizon frenën PD-1/PD-L1 → qeliza T ndalon sulmin → tumori mbijeton
Imunoterapia → bllokon frenën → qeliza T sulmon tumorin.
Cilat ilaqe janë me të njohura si frenues të pikave të kontrollit:
- Nivolumabi dhe Pembrolizumabi si inhibues të frenës PD-1. Këto ilaqe përdoren ndër të tjera kundër kancerit të lëkures ( melanomës malinje), kancerit të mushkerive me qeliza jo të vogla, kancerit të zorres së trashë, kancerit të vezikës urinare, të ezofagut, lukthit, kancerit me qeliza skuamose etj.
- Durvalumab dhe Atezolizumab- si inhibues të frenes PDL-1. Perdoren ndër të tjera te kanceri i vezikës urinare, cholangiokarcinoma,kanceri me qeliza jo te vogla të mushkrive, kanceri i gjirit etj.
- Ipililumab- si anti CTLA-4: Kur qeliza T aktivizohet kundër tumorit, ajo fillon të shfaqë receptorin CTLA-4 që dërgon një sinjal frenues në qelizën T e cila behet më pak aktive dhe nuk sulmon me efikasitet qelizat tumorale dhe për pasojë përgjigjja imunitare kundër tumorit dobësohet → tumori mund të mbijetojë.
Me Ipililumab si anti-CTLA-4:
qelizat T aktivizohen më shumë dhe sulmojnë qelizat kancerogjene.
Figura 10.
Antitrupa bispecifikë
Janë antitrupa të krijuar në mënyrë të posaçme që mund të lidhen me dy objektiva të ndryshëm njëkohësisht. Antitrupat e zakonshëm kanë dy krahë lidhës identikë që njohin të njëjtin objektiv. Antitrupat bispecifikë, nga ana tjetër, kanë një krah që njeh një objektiv dhe një krah tjetër që njeh një objektiv tjetër.
Këta antitrupa i afrojnë qelizat T me qelizat kancerogjene, duke ndihmuar sistemin imunitar që të njohë dhe të shkatërrojë qelizat tumorale.
Më të zakonshmit janë:
3. Efektet anësore të terapisë me antitrupa:
Pothuajse të gjithë personat që marrin trajtim me antitrupa përjetojnë një lloj efekti anësor inflamator. Pse ndodh kjo?
Sepse këto barna veprojnë duke hequr “frenat” natyrore të sistemit imunitar. Kur këto frena bllokohen, rritet ndjeshëm mundësia që sistemi imunitar të sulmojë edhe indet e shëndetshme, pra qelizat T autoreaktive reagojnë ndaj autoantigjeneve.
Efektet anesore me te shpeshta jane ne forme inflamacioni në organe të shëndetshme, si: hipofiza, gjëndra tiroide, mushkëritë, mëlçia, veshkat, zorra dhe lëkura.
Trajtimi i efekteve anësore të rënda bëhet me kortikosteroide: Prednisolon 1–2 mg/kg/ditë ose Deksametazon 4 mg × 4 ose 16 mg × 1 apo 8mg x 2, me plan gradual reduktimi të dozës, me qëllim frenimin e inflamacionit. Nëse efekti me kortikosteroide është i kufizuar, vlerësohet shtimi i imunosupresorëve, si Mikofenolat Mofetil.
4. Sfidat kryesore me terapinë me antitrupa:
5. E ardhmja e trajtimit me antitrupa:
E ardhmja e trajtimit me terapi me antitrupa është shumë premtuese dhe është një nga fushat më të zhvilluara të mjekësisë moderne. Studimet shkencore po përpiqen të krijojnë antitrupa më të fuqishëm, më specifikë dhe me më pak efekte anësore. Antitrupat përdoren sot jo vetëm në kancer, por edhe në sëmundje autoimune, infeksione dhe çrregullime të tjera.
Disa drejtime të rëndësishme të kërkimit janë:
a) Antitrupat bispecifikë dhe multispecifikë
b) Antitrupat e konjuguar me barna (Antibody–Drug Conjugates, ADC)
c) Antitrupa të gjeneratës së re kundër pikave të kontrollit imunitar
Studimet po kërkojnë objektiva të rinj përtej PD-1/PD-L1 dhe CTLA-4. Qëllimi është të aktivizohet sistemi imunitar në mënyrë më të kontrolluar dhe të kapërcehet rezistenca ndaj trajtimit.
d). Antitrupa të personalizuar. Me zhvillimin e analizave gjenetike dhe biologjisë së tumorit, studiuesit po përpiqen të zgjedhin antitrupin më të përshtatshëm për secilin pacient bazuar në karakteristikat molekulare të tumorit, receptorët që shprehen në qelizat tumorale dhe profilin imunitar të pacientit.
e). Antitrupa të krijuar me inteligjencë artificiale ku AI po përdoret për të projektuar antitrupa të rinj, përmirësuar lidhjen e tyre me objektivat dhe parashikuar efektivitetin dhe sigurinë e tyre.
Referencat e punimit si dhe fotove:
https://www.azcainc.com/en/post/the-future-of-cancer-treatment-will-car-t-cell-therapy-replace-transplants(Figura nr.1).
Figura nr 2 e krijuar ( Enver Bislimi & Rudina Tahiri)
https://link.springer.com/article/10.1186/s12935-025-04039-8 (figura nr 4)
https://www.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMra043186 (figura nr 5)
https://oncodaily.com/drugs/enfortumab-vedotin-patient-version(figura nr 7)
https://d-nb.info/1239840101/34(figura nr 8)
https://www.mdpi.com/2072-6694/13/6/1422(figura nr 9).
https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/1486312/
https://www.uptodate.com/contents/principles-of-cancer-immunotherapy
https://www.uptodate.com/contents/overview-of-therapeutic-monoclonal-antibodies/print
https://www.mdpi.com/2073-4468/14/2/35
https://www.legemiddelhandboka.no/extended/kreftsykdommer/om-legemiddelbehandling-av-kreft
https://tidsskriftet.no/2012/04/leder/kan-immunsystemet-malrettes-mot-kreft
https://www.legemiddelhandboka.no/extended/monoklonale-antistoffer-i-kreftbehandling
https://tidsskriftet.no/2012/04/leder/kan-immunsystemet-malrettes-mot-kreft
Nuk ka komente ende.